Vojvoda me Torinon mposhtën nga Roma
Mërgim Vojvoda dhe Torino kanë pësuar humbje nga Roma në kuadër të xhiros së dhjetë të elitës së futbollit italian.
Torino pësoi humbje 1:0 në stadiumin “Olimpico” të Romës.
Paulo Dybala ishte shënues i golit të pikëve të plota, në minutën e 20-të.
Mbrojtësi i Kosovës, Vojvoda, luajti deri në minutën e 88-të.
Roma tani në pozitën e dhjetë ka 13 pikë, një më pak se Torino që zë vendin e nëntë.
(Kosova Sot Online)