Amorim thotë fjalët e para si trajner i Unitedit
Ruben Amorim ka folur për herë të parë si trajner i Manchester Unitedit.
Tekniku portugez ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027, derisa punën pritet ta fillojë nga data 11 nëntor.
Ai ka thënë se muajt e fundit ka refuzuar shumë klube, por ishte e pamundur të refuzonte Manchester Unitedin.
”Manchester United u shfaq dhe ata paguan mbi klauzolën e lirimit. Më thanë se ishte tani ose kurrë.Kisha tre ditë për të ndarë mendjen dhe vendosa të pranoja, ishte e pamundur të refuzoja.
”Kam refuzuar shumë klube në pak muaj. Klubi që doja ishte Man United. Nuk ka asnjë tifoz të Sportingut që donte që unë të qëndroja deri në fund të sezonit më shumë se unë. Por nuk ishte e mundur. Unë i thashë po Man United”, ka deklaruar Ruben Amorim.
(Kosova Sot Online)