Vjen lajmi i mirë për Arsenalin

  • A.P /
  • 05 November 2024 - 14:10
Vjen lajmi i mirë për Arsenalin

Arsenali ka marrë një shtytje të madhe pasi kapiteni Martin Odegaard është rikthyer në stërvitje të plotë në grup përpara ndeshjes ndaj  Interit.

Mesfushori norvegjez u pa duke punuar me bashkëlojtarët e tij pa shfaqur asnjë shenjë shqetësimi.

Odegaard tashmë pritet të jetë në skuadrën e Topçinjve për ndeshjen kundër Interit dhe të udhëtojë drejt Italisë.

Mikel Arteta madje mund t’i japë mesfushorit disa minuta pasi ai synon të menaxhojë me kujdes rikthimin e tij nga lëndimi.


(Kosova Sot Online)