Morata: Çdo 20 apo 30 vjet dalin një ose dy si Cristiano dhe Messi
Sulmuesi i Atletico Madrid, Alvaro Morata ka bërë lëvdata të mëdha për yllin e Barcelonës, Lamine Yamal.
Spanjolli ka futur emrin e tij në mes të Cristianos dhe Messit, duke paralajmëruar se ai është një yll në ardhje pas tyre.
“Çdo 20 apo 30 vjet dalin një ose dy si Cristiano dhe Messi. Për mua, Lamine ka gjithçka që duhet për të bërë histori”, ka deklaruar ai.
“Jam i bindur se nëse ai nuk bëhet lojtari më i madh në historinë e Spanjës, ai patjetër do të jetë njëri prej tyre”, tha ai për The Athletic.
Yamal po shkëlqen këtë sezon me Barcelonën ku deri tani në La Liga ka qenë i përfshirë në 12 gola në 12 ndeshje në La Liga, me 5 gola e 7 asistime.
(Kosova Sot Online)