Atletico fiton në frymën e fundit kundër PSG

  • A.P /
  • 07 November 2024 - 07:46
Atletico fiton në frymën e fundit kundër PSG

Atletico Madrid ka fituar me rezultat 1-2 në minutat shtesë të ndeshjes kundër Paris Saint-Germain, për të marrë tri pikë të arta në këtë ndeshje. Zaire Emery (14’) shënoi golin e vetëm PSG derisa për Atleticon shënuan Molina (18’) dhe Correa (90+3)

Atletico Madrid ka shënuar një fitore të rëndësishme kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve për t’ju kthyer fitoreve në këtë garë pas humbjes nga Lille.

Me këtë fitore Atletico është ngjitur në vendin e 23-të me 6 pikë derisa PSG është në zonën e rënies nga Liga e Kampionëve pasi që është në vendin e 25-të me vetëm 4 pikë nga 4 ndeshje të luajtura.

PSG e nisi me sulm pjesën e parë kur Achraf Hakimi u gjet mirë në zonë në minutën e dytë, ku godet topin por ai ishte i pasaktë.

Goli erdhi në minutën e 14 ku mbrojtja e Atleticos ia dhuroi një top Warren Zaire-Emery, i cili nuk e pati problem të shënonte për rezultat 1-0 nga afër.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 19 nga Molina, por që fillimisht atë e referoi si të parregullt gjyqtari Szymon Marciniak duke kërkuar VAR-in, pasi që mendonte se kishte një prekje me dorë. Por në fund goli i Molinas u pranua dhe rezultati u barazua.

Hakimi ishte i pari që sulmoi edhe në pjesën e dytë por Jan Oblak e priti përpjekjen e tij.

Dembele provoi përsëri në minutën e 54 por topi i tij u prit përsëri nga Oblak, derisa Bradley Barcola ishte afër për të shënuar në minutën e 58-të, kur bëri një zig-zag para partës së Atleticos por që portieri prapë bëri një pritje të mrekullueshme.

PSG vazhdoi që ta dominoi lojën dhe në minutën e 77-të ishte përsëri Hakimi afër që të shënojë por priti përsëri portieri.

E kur nuk shënon pëson.

Atletico arriti që të shënojë gol në minutën e tretë shtesë të ndeshjes.

Antoine Griezmann dërgon një pasim të zgjuar për Angel Correa (Atl. Madrid), i cili e merr topin brenda zonës dhe e çon shpejt në këndin e poshtëm të majtë të portës për të shënuar gol dhe për ta fituar këtë ndeshje me rezultat 1-2. 

(Kosova Sot Online)