Sylvinho flet për përzgjedhjen e lojtarëve për ndeshjet e nëntorit
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo doli në konferencën e zakonshme për mediat teksa sot publikoi listën me lojtarët e përzgjedhur për ndeshjet e nëntorit.
Ai foli për përzgjedhjen e lojtarëve si dhe sqaroi situatën me Muçin, Uzunin dhe tjerët. Silvinjo u ndal pikërisht tek dy ndeshjet e radhës duke i cilësuar si të vështira, duke mos lënë pa përmendur edhe lojtarët që kanë qenë tek U-21 dhe janë thirrur te Kombëtarja A.
LISTA – “Kam 28 lojtarë, por shpjegohet lehtë. Kemi 5 lojtarë me të verdhë, dy ndeshje në shtëpi, nuk kemi transferta, nuk ka avion, kemi qendër të mirë këtu. Kemi gjithçka këtu. Vendosëm të merrnim maksimumin e mundshëm. Përtej atyre me të verdhë, kemi 3 lojtarë që janë në situatë gri. Kemi folur me doktorët, me klubet, edhe Stesina, duhet të shohim situatën e Kumbullës, Manajt dhe Bares. Duhet të merren, të shohim si janë, nëse janë në gjendje të luajnë apo jo”.
VENDI NË GRUP – “Padyshim si të gjithë mund të dalim të parët, por në këtë grup mund të ndodhë gjithçka. Vjen Gjeorgjia dhe na mund, shkojmë ne atje dhe e mundim. Janë katër kombëtare që kanë luajtur në Europian, ka cilësi, janë lojtarë që luajnë në Bundesligë, Premier Ligë, janë të fortë. Kemi avantazhin që luajmë në shtëpi të dy ndeshjet, është një avantazh i vogël, por i mirë.”
(Kosova Sot Online)