Manchester City mendon transferimin e një zëvendësuesi të Rodrit

  • A.P /
  • 09 November 2024 - 17:30
Manchester City mendon transferimin e një zëvendësuesi të Rodrit

Manchester City është i gatshëm të nënshkruajë me një zëvendësues të Rodrit qysh në janar.

Me fituesin e “Topit të Artë” që nuk do të luajë më në këtë sezon shkaku i një lëndimi të rëndë, City është vënë në gjah për një zëvendësues të tij, qysh në merkaton e janarit.

Ende nuk dihet nëse do të jetë një “zgjidhje” afatshkurtë apo afatgjatë, pasi për Rodrin ka interes edhe nga Real Madridi.

Rodri u lëndua në ndeshjen ndaj Arsenalit në shtator, duke e këputur ACL-në e tij, dhe si pasojë, forma e Cityt ka rënë dukshëm.

Klubi i udhëhequr nga Pep Guardiola ka humbur tri ndeshjet e fundit, në tri kompeticione të ndryshme, duke nisur nga Tottenhami në Carabao Cup, Bournemouthi në Premier League dhe nga Sporting CP në Ligën e Kampionëve.

City po konsideron nënshkrimin me Edersonin e Atalantës, i cili ka ngjashmëri në stilin e lojës me Rodrin. Edhe Martin Zubimendi i Real Sociedadit është në listën e Cityt, së bashku me Samuele Riccin e Torinos.

Manchester City do të luajë sonte ndaj Brightonit, ku do të jetë pa John Stones dhe Ruben Dias.

(Kosova Sot Online)