Konfirmohet mungesa e Rashicës, emra të rinj te Kosova
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda është duke e mbajtur një konferencë për shtyp para ndeshjeve të nëntorit.
Trajneri gjerman e ka konfirmuar mungesën e Milot Rashicës, i cili i bashkohet listës së mungesave si Ermal Krasniqi, Leart Paqarada e Bersant Celina.
Ndërkohë, ai ka zbuluar se i ka ftuar dy lojtarë të rinj, Art Smakajn e Zymer Bytyqin, ndërsa për herë të parë nën urdhrat e tij do t’i ketë edhe Baton Zabërgjën e Leard Sadriun.
(Kosova Sot Online)