Asani sensacional në Championsin aziatik
Jasir Asani e ka vazhduar sensacionin e tij në Azi.
Futbollisti shqiptar ka qenë sot protagonist në fitoren e ekipit të tij, Gëangju FC në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve aziatike.
29 vjeçari në fakt hyri në lojë në minutën e 57-të duke e zëvendësuar bashkëlojtarin Oh Hu-seong në duel me Shanghai Shenhun.
Dhe, futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut doli në skenë menjëherë duke shënuar super-gol vetëm një minutë pasi hyri në lojë. (VIDEO)
Duhet cekur se ky ishte goli i shtatë i sulmuesit anësor në këtë sezon në Championsin aziatik, ndërsa e ka dhuruar edhe një asistim.
Kështu, ai është aktualisht shënuesi më i mirë i garës më prestigjioze të futbollit aziatik.
(Kosova Sot Online)