Shkëndija e fiton derbin spektakolar shqiptar ndaj Shkupit
Klubi i futbollit Shkëndija e ka fituar derbin shqiptar të Maqedonisë së Veriut.
Tetovarët e mposhtën Shkupin me rezultat 2:0 në ndeshjen me atmosferë spektakolare, e cila u zhvillua sot.
“Ballistët” dhe “Shvercerat” i rregulluan sot raportet pas një dekade për nder të 28 Nëntorit, ndërsa ishin shembull në tribuna.
Golat për Kuqezinjtë i shënuan Shala në minutën e katërt dhe Ibraimi në atë të 62-të.
Falë kësaj fitoreje, Shkëndija e ruajti primatin në kampionatin veri-maqedonas, kurse shkupjanët mbesin në vendin e gjashtë.
(Kosova Sot Online)