Lille fiton ndaj Bolognas, Zhegrova inkuadrohet vonë në lojë
Lille e ka shënuar fitoren e radhës në Ligën e Kampionëve.
Ekipi simpatik francez triumfoi 1:2 në udhëtim ndaj Bolognasm, në kuadër të javës së pestë.
Mukau shënoi të dy golat e mysafirëve, kurse Lucumi shënoi për vendasit.
Kurse, ylli Kosovar, Edon Zhegrova u inkuadrua në lojë tek në minutën e 73-të, pasi që e kishte pësuar një dëmtim të vogël në ndeshjen e fundjavës ndaj Rennes.
Me këtë fitore, Lille tani ka 10 pikë në vendin e 12-të, kurse Bologna është e 33-ta me një pikë dhe dalëngadalë po i veniten shpresat për play-off.
(Kosova Sot Online)