Barcelona ia vë syrin sulmuesit të Aston Villas

  • A.P /
  • 11 January 2025 - 13:59
Barcelona ia vë syrin sulmuesit të Aston Villas

Barcelona është e vendosur të nënshkruajë me një sulmues të ri në vitin 2025 dhe Premier League duket të jetë një burim i preferuar i tyre.

Ata tashmë e konsiderojnë superyllin e Newcastle United, Alexander Isak, si objektivin kryesor për këtë pozicion, megjithëse ai nuk është e vetmja opsion që po shqyrtohet nga Anglia.

Sipas CaughtOffside, Jhon Duran po ashtu është në radarët e Barcelonës, të cilët kanë pyetur Aston Villa për kushtet e një marrëveshjeje të mundshme.

21-vjeçari, i cili ka shënuar 12 gola këtë sezon, është gjithashtu i kërkuar nga shumë gjigantë të tjerë evropianë, përfshirë Chelsea, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.

Barcelona padyshim do ta ketë të vështirë të përballet me konkurrencën për Duran, duke pasur parasysh se ata ende po përballen me sfida financiare pavarësisht kthimit të tyre të fundit në rregullin 1:1 të La Ligës.

Sidoqoftë, nëse arrijnë të sigurojnë shërbimet e sulmuesit kolumbian, do të ishte një lëvizje e shkëlqyer pasi ai duket të jetë një opsion i përshtatshëm për të pasuar Robert Lewandowskin.

 (Kosova Sot Online)