
Perez do të takohet me Ancelottin

E diela mbrëma do të jetë vështirë të harrohet për Real Madridin, i cili e pësoi një humbje shkatërruese me rezultat 2:5 nga rivali historik Barcelona në finalen e Superkupës së Spanjës.
Në natën e cila mund t’i drejtonte ata drejt trofeut të tretë sezonal, “Los Blancos” u rikthyen nga Arabia Saudite duarthatë dhe me një humbje turpëruese nga “armiqtë e përbetuar”, nga të cilët i kanë pësuar hiç më pak se 9 gola në dy “El Clasicot” e këtij sezoni.
Dhe, kjo ka bërë që hierarkia e Realit të kërkojë takim me trajnerin Carlo Ancelotti.
Mediumi spanjoll “Marca” raporton se presidenti Florentino Perez dhe shefi ekzekutiv i klubit, Jose Angel Sanchez do të takohen me trajnerin Ancelotti në ditët në vazhdim.
Drejtuesit e klubit do të ulen dhe të bisedojnë me trajnerin për ta analizuar se çka shkoi keq në finale të Superkupës ndaj Barcelonës dhe të mundohen të gjejnë zgjidhje për problemet e shfaqura.
(Kosova Sot Online)