Granit Xhaka zgjidhet futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër

  • A.P /
  • 14 January 2025 - 07:34
Granit Xhaka zgjidhet futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër

Viti 2024 ishte me të vërtetë i jashtëzakonshëm për Granit Xhakën.

Ylli kosovar e kaloi një vit përrallor duke e fituar titullin e kampionit dhe atë historik në Bundesligë me Bayer Leverkusenin, ndërsa i fitoi edhe Kupën e Superkupën e Gjermanisë me “Farmaceutikët”.

Ndër të tjera, me Kuqezinjtë shkoi deri në finale të Ligës së Evropës, ku fatkeqësisht humbi në finale nga Atalanta.

Gjithashtu, ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut e Arsenalit bëri paraqitje fantastike edhe në Euro 2024 me Zvicrën.

E krejt këto bënë që futbollisti me prejardhje llapjane të futej në listën e gjerë të Topit të Artë, duke e shkruar historinë si futbollisti i parë shqiptar që e bën një arritje të tillë.

Ditë më parë, mesfushori kualitativ u zgjodh sportisti i vitit në Zvicër, kurse sonte Xhaka e fitoi një tjetër çmim.

32 vjecari u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër dhe atë për herë të tretë në karrierë.

(Kosova Sot Online)