Manaj mund të bëhet shok skuadre me Rashicën e Muçin

  • A.P /
  • 15 January 2025 - 13:54
Manaj mund të bëhet shok skuadre me Rashicën e Muçin

Rey Manaj shumë shpejt mund të jetë shok skuadre me Ernest Muçin dhe Milot Rashicës.

Sipas medieve turke sulmuesi i Sivasspor shikohet nga Besiktasi si profili i duhur për të përforcuar repartin e sulmit.

Shtypi turk shkruan se kartoni i Manaj, i cili vlen rreth 4 milionë euro, është i përballueshëm për Besiktasin.

Klubi në fjalë madje ka nisur bisedimet me Sivasspor pasi ka marrë miratimin e shqiptarit.

Në këtë histori fjala e sulmuesit ka shumë rëndësi pasi javën e kaluar ai zgjati kontratën për 1.5 vjet me Sivasspor duke evituar që të largohej me parametra zero qershorin e këtij viti.

(Kosova Sot Online)