Disa ndeshje shumë interesante do të jenë sot

  • A.P /
  • 18 January 2025 - 11:07
Disa ndeshje shumë interesante do të jenë sot

Disa ndeshje shumë interesante do të jenë sot në program në top-5 ligat më të forta evropiane të futbollit.

Në Premierligë, Arsenali do të përballet me Aston Villan me fillim nga ora 18:30,

Në Francë, PSG që dje nënshkroi me Kvaratskhelian do të ndeshet me Lens në udhëtim.

Duelet më interesante vijnë në Serie A, atje ku me fillim nga ora 18:00 zhvillohet super derbi mes Juventusit dhe Milanit.

E nga ora 20:45, Atalanta e Berat Gjimshitit ndeshet me Napolin e Amir Rrahmanit.

Në La Liga, Barcelona udhëton për t’u përballur me Getafen nga ora 21:00.

(Kosova Sot Online)