Ancelotti mund të largohet nga pozita e trajnerit të Real Madridit

  • A.P /
  • 18 January 2025 - 12:56
Ancelotti mund të largohet nga pozita e trajnerit të Real Madridit

Carlo Ancelotti mund të shkarkohet nga pozita e trajnerit të Real Madridit para fundit të sezonit.

E ardhmja e tij vihet ende në pikëpyetje herë pas here, e sidomos në këtë kohë kur Reali po kalon në një krizë.

Humbja ndaj Barcelonës në Superkupën e Spanjës e lë Ancelottin me të ardhmen në ajër.

Reali nuk bindi as në Ligën e Kampionëve, duke marrë 9 pikë në gjashtë ndeshje, duke rrezikuar të jetë në mesin e tetë skuadrat të cilat kualifikohen drejtpërdrejt në raundin tjetër.

Nëse situat nuk ndryshon edhe pas dy ndeshjeve të ardhshme ndaj Brest dhe Salzburg, Ancelotti do të shkarkohet nga pozita e trajnerit dhe do të zëvendësohet nga Santiago Solari deri në fund të sezonit.

(Kosova Sot Online)