Araujo do ta nënshkruajë kontratën e re me Barçën

Ronald Araujo do t’ju japë fund krejt dyshimeve gjatë kësaj jave.
Gazetari sportiv italian dhe njëherësh eksperti i transfereve, Fabrizio Romano njofton se qendërmbrojtësi stabil ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij.
Javëve të fundit spekulohej për një transferim të tij të mundshëm në Juventus gjatë janarit, por Araujo ndërroi mendje dhe këtë javë pritet ta nënshkruajë kontratën e re me Barcelonën.
Marrëveshja është arritur javën e kaluar pasi kampi i futbollistit uruguaian e ka dhënë dritën e gjelbër.
25 vjeçari nuk do të jetë i vetmi që do ta hedhë të zezën mbi të bardhë pasi krahas tij pritet të nënshkruajnë kontrata të reja edhe lojtarët tjerë të rëndësishëm si Pedri, Gavi dhe Gerard Martin.
E më pas do të jetë radha e super-talentit, Lamine Yamal.
Araujo ka qenë mbrojtësi kryesor i ekipit nga “Camp Nou” në sezonet e fundit, por kohëve të fundit s’po e lënë rehat lëndimet.
(Kosova Sot Online)