Inzaghi jep fjalë të mëdha për futbollistin shqiptar

  • A.P /
  • 23 January 2025 - 09:41
Inzaghi jep fjalë të mëdha për futbollistin shqiptar

Pas fitores së Interit ndaj Sparta Pragës, trajneri Simone Inzaghi ka shprehur hapur vlerësimet e tij për Kristjan Asllanin, mesfushorin shqiptar që kohët e fundit ka qenë në qendër të kritikave.

Në një deklaratë për mediat italiane, Inzaghi tha:

“Asllani po tregon një personalitet të madh. Nuk është e lehtë për askënd të zëvendësojë Calhanoglu, por ai po e bën mirë. Kurrë nuk kam pasur dyshime për të; është një lojtar me cilësi të larta, ka mbështetjen e klubit dhe të gjithë ekipit”.

Këto fjalë tregojnë qartë besimin e trajnerit italian te futbollisti shqiptar, i cili po merr gjithnjë e më shumë hapësira dhe vëmendje në skuadrën e Interit.”

Asllani? Po bën gjëra të shkëlqyera, klubi ka shumë besim tek ai. Në rol, përpara tij është Calhanoglu, të cilin të gjithë e njohim. Edhe vetë Calhanoglu ndonjëherë mund të ketë një ndeshje jo të mirë. Ai po tregon një personalitet të madh. Nuk është e lehtë për askënd të zëvendësojë Calhanoglu, por po e bën mirë, me paraqitje të qëndrueshme. Nuk kam pasur asnjë dyshim për të, ka besimin e të gjithëve dhe jemi të lumtur që e kemi.”

“Kristjan Asllani është shumë i kritikuar? Jam dakord me këtë konstatim, por ai po bën gjëra të mëdha, po punon shumë mirë dhe është gjithmonë gati. Të gjithëve iu ndodh të bëjnë gabime, i ndodh edhe Calhanoglu, por ai po përpiqet shumë. Luajti një ndeshje të shkëlqyer kundër Empolit dhe sot do ta kisha lënë në fushë pa problem (u zëvendësua në minutën e 71-të), është gjithmonë i qartë në zgjedhjet e tij. Gjithmonë i përqendruar, ka besimin më të madh nga unë dhe klubi, bazohemi shumë tek Asllani.”

(Kosova Sot Online)