Man Utd fiton në minutat shtesë ndaj Rangers

  • A.P /
  • 24 January 2025 - 08:32
Man Utd fiton në minutat shtesë ndaj Rangers

Manchester United ka shënuar një fitore dramatike ndaj Rangers në Ligën e Evropës.

“Djajtë e Kuq” triumfuan 2:1 në ndeshjen e zhvilluar në “Old Trafford”.

Një autogol i Butland i dha epërsinë ekipit të drejtuar nga Amorim në minutën e 52-të.

Çdo gjë dukej qetë deri në fund, ku sfida u bë jashtëzakonisht dramatike.

Rangers arriti të barazonte rezultatin në minutën e 88-të nëpërmjet Dessers.

Por, Bruno Fernandes shënoi në minutën e dytë shtesë për t’i dhënë fitoren ekipit të tij.

Me këtë triumf, Manchester United shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e katërt.

Në anën tjetër, Rangers, ekip në të cilin luan Nedim Bajrami mbetet i 13-ti me 11 pikë gjithsej.


(Kosova Sot Online)