Vojvoda flet për herë të parë si lojtar i Comos

  • A.P /
  • 04 February 2025 - 10:20
Vojvoda flet për herë të parë si lojtar i Comos

Mërgim Vojvoda u largua mbrëmë nga Torino në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Përfaqësuesi kosovar iu bashkua Comos, me të cilën nënshkroi kontratë deri në vitin 2028.

E mbrojtësi i krahut pasi i dha fund eksperiencës së suksesshme me Torinon, foli për herë të parë si futbollist i ri i Comos, ku iu bashkua trajnerit Cesc Fabregas, i cili e kërkoi atë me ngulm.

Mbrojtësi i djathtë, por njëkohësisht edhe i djathtë ndihet i lumtur për këtë transferim, ndërsa premton se do ta japë më të mirën nga vetja.

“Jam i lumtur dhe krenar që jam këtu dhe i gatshëm për të ndihmuar ekipin. Serie A nuk është një ligë e lehtë, por mendoj se skuadra ka cilësi. Kam biseduar me trajnerin dhe jam këtu për të punuar për projektin.”, ka thënë Vojvoda pasi nënshkroi me Comon.

Ai i ka zhvilluar mbi 100 ndeshje në Serie A me Torinon dhe përvoja është në anën e tij.

Me Comon, futbollisti drenicas synon ta ruajë statusin e ekipit elitar në futbollin italian.

I lindur në Liege të Belgjikës, Vojvoda ka luajtur në disa klube të atjeshme, përfshirë këtu Standard Liège dhe Royal Excel Mouscron.

Vojvoda po ashtu është pjesë e rregullt dhe e rëndësishme e Kombëtares së Kosovës, me të cilën i ka mbi 60 paraqitje që prej debutimit të tij në vtin 2016.

(Kosova Sot Online)