
Neymar nuk gjen fjalë ta përshkruajë paraqitjen për Santosin

Neymar impresionoi në pjesën e dytë në rikthimin e tij nga lëndimi, në barazimin e Santosit me rezultat 1:1 ndaj Botafogos në “Estadio Vila Belmiro”.
“Unë e dua Santosin”, tha fillimisht Neymar.
“Nuk gjej fjalë ta përshkruaj ndjenjën sonte kur vrapova përsëri në këtë fushë.”
“Më nevojiten minuta, ndeshje. Nuk jam 100%. Nuk e prisja të vrapoja dhe të dribloja aq shumë sa bëra sonte. Mendoj se do të ndihem më mirë pas 4-5 ndeshjesh.”
Neymar i kishte fituar gjashtë trofe gjatë eksperiencës së parë me Santosin, përfshirë këtu edhe Copa Libertadores në vitin 2011.
Ai ishte larguar nga klubi pasi i kishte realizuar 136 gola në 225 paraqitje, në moshën 21 vjeçare.
Gjatë periudhës sa luajti jashtë Amerikës së Jugut, Neymar u bë lojtari më i shtrenjtë i të gjitha kohëve kur e la Barcelonën për t’u transferuar në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro në vitin 2017.
Mirëpo, lëvizja drejt Arabisë Saudite në vitin 2022 u rikthye në ankth dhe tmerr kur Neymar i këputi ligamentet e gjurit, të cilat nuk e lanë atë t’i zhvillonte më shumë se 7 ndeshje me Al-Hilal.
Santos, klub i legjendës braziliane Pele, kishte rënë nga liga elitare braziliane në vitin 2023 për herë të parë në historinë 111 vjeçare.
Ata u rikthyen në ligën e parë braziliane në sezonin e kaluar pasi e fituan Serie B.
(Kosova Sot Online)