Cilët tifozë të ekipeve angleze janë më të zhurmshmit?

  • A.P /
  • 09 February 2025 - 10:00
Cilët tifozë të ekipeve angleze janë më të zhurmshmit?

Skuadrat nga Premier League, Championship, League One dhe League Two janë në pjesën e parë të tabelës

Atmosfera e çdo stadiumi në katër divizionet kryesore të futbollit anglez është renditur me disa zgjedhje kontroverse, duke filluar nga më i zhurmshmi te më i qeti.

Në Premier League ka 20 stadiume, plus 24 të tjera në secilin divizion të EFL – Championship, League One dhe League Two.

Së bashku, ato përbëjnë 92 klubet e futbollit profesionist anglez, para se të fillojë liga joprofesionale me National League dhe më pas të zbresë në National League North dhe National League South, duke vijuar me pjesën tjetër të piramidës kombëtare.

Një listë është publikuar online, ku atmosferat e të 92 klubeve në këto katër divizione janë renditur – me disa rezultate interesante.

Në platformën X, llogaria “The 44” ka krijuar gjashtë kategori për të vendosur 92 klubet.

Pesë klube që janë përfshirë në kategorinë ‘më të zhurmshmit’ dhe tre prej tyre janë ekipe të Premier League, përfshirë Aston Villën, Crystal Palace dhe Newcastle United.

Skuadrat e Championship, Leeds United dhe Portsmouth plotësojnë pesëshen e ekipeve që konsiderohen me atmosferën më të zjarrtë.

Në kategorinë më poshtë, të quajtur ‘shumë e zhurmshme’, përfshihen edhe dy skuadra të tjera të Premier League, Nottingham Forest dhe Everton, si dhe treshja e Championship, Birmingham City, Coventry City dhe Derby County.

Në kategorinë ‘e zhurmshme’, që vjen më pas, përfshihen pesë skuadra të tjera të Premier League, përfshirë Anfieldin e Liverpool-it, Emirates Stadium të Arsenalit, Stamford Bridge të Chelseat, si dhe dy skuadrat e sapopromovuara Leicester City dhe Ipswich Town.

Ekipet nga Championship, League One dhe League Two gjithashtu përfshihen, si Burnley, Sheffield United dhe Sheffield Wednesday, Bolton Wanderers, Wrexham dhe Bradford City.

Disa ekipe renditen në kategorinë ‘mesatare’, përfshirë Old Trafford të Manchester United, AMEX Stadium të Brighton & Hove Albion dhe St Mary’s të Southampton.

Duke hyrë në një kategori më negative dhe më kontroverse, në seksionin ‘e qetë’ përfshihen kampionët aktualë të Premier League, Manchester City, Vitality Stadium i AFC Bournemouth, London Stadium i West Ham United dhe Tottenham Hotspur Stadium.

Ndërsa në kategorinë e quajtur ‘biblioteka’, që sugjeron se janë stadiumet më të qeta nga të gjitha 92-të, përfshihet Craven Cottage i Fulham, si dhe disa ekipe të Championship si Blackburn Rovers dhe Watford, plus klube nga League One dhe League Two si Burton Albion, MK Dons, Wigan Athletic, Northampton Town, Crawley Town dhe Fleetwood Town.

(Kosova Sot Online)