Leao reagon pas fitores 2-0 ndaj Empolit

  • A.P /
  • 09 February 2025 - 13:08
Leao reagon pas fitores 2-0 ndaj Empolit

Rafael Leao postoi një mesazh me një fjalë për mbështetësit e tij në rrjetet sociale pas golit të tij nga stoli në fitoren 2-0 të Milan ndaj Empolit në Serie A të shtunën

Ylli i Rossonerëve nuk ishte përfshirë në formacionin startues të Sergio Conceicao për ndeshjen kundër Empolit të shtunën, me Alex Jimenez dhe Yunus Musah si opsionet e preferuara në krah.

Megjithatë, portugezi erdhi nga stoli në pushimin e pauzës, së bashku me blerjen e janarit Santiago Gimenez, dhe një gjysmë ore më vonë, të dy ata ishin në listën e golashënuesve.

Leao u hodh lart për të goditur me kokë pasimin e Christian Pulisic, pak më shumë se 20 minuta pas futjes në fushë, kur ekipet luanin 10 kundër 10 pas kartonëve të kuq për Fikayo Tomori dhe Luca Marianucci.

“Pa limit”, shkroi Leao në postimin e tij pas ndeshjes në Instagram, së bashku me një foto të tij nga ndeshja e së shtunës dhe një tjetër që thoshte: “Pa u ngutur, ndjek rrugën më të bukur”.

(Kosova Sot Online)