Pique për Real-in: Kur nuk fitojnë, flasin për arbitrat

  • A.P /
  • 09 February 2025 - 13:34
Pique për Real-in: Kur nuk fitojnë, flasin për arbitrat

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique nuk e ka harruar rivalitetin që ka pasur me Realin e  Madridit dhe lëshon disa “kunja” në drejtim të klubit madrilen.

Në një intervistë për Marcan, spanjolli ka komentuar përplasjet e fundit mes Realit dhe LaLigas në lidhje me gjykimin:

“E kemi jetuar këtë histori një milion herë. E jetojmë këtë situatë prej 120 vitesh. Këto polemika janë në stilin e Realit , që kur nuk arrin të fitojë, fillon dhe flet për gjëra të tjera. E kemi thënë shumë herë kërtë. Ata që vuajnë janë arbitrat, që tashmë ndihen nën presion”, ka thënë mes të tjerash Pique.


(Kosova Sot Online)