Ndërron jetë në moshën 28-vjeçare boksieri i njohur pasi pësoi lëndim në tru

  • A.P /
  • 10 February 2025 - 07:34
Ndërron jetë në moshën 28-vjeçare boksieri i njohur pasi pësoi lëndim në tru

Boksieri irlandez, John Cooney ka vdekur në moshën 28-vjeçare nga lëndimet e trurit të marra gjatë meçit të tij të fundit, njoftoi promotori i tij të shtunën.

“Me pikëllim të plotë duhet t’iu njoftojmë se pas një jave beteje për jetën e tij, John Cooney fatkeqësisht ka ndërruar jetë”, tha promotori Mark Dunlop në një postim në Instagram.

“Ai ishte një djalë, vëlla dhe partner shumë i dashur dhe do të na duhet një jetë për të harruar sa i veçantë ishte ai”, shtoi Dunlop. “RIP John ‘The Kid Cooney’.”

Cooney po mbronte titullin e tij “Celtic” në peshën e lehtë kundër uellsianit, Nathan Hoëells në Ulster Hall në Belfast më 1 shkurt, kur meçi u ndal në raundin e nëntë, shkruan CNN

Ai u dërgua në spitalin Royal Victoria të Belfast-it për trajtim dhe më pas iu nënshtrua një operacioni për të lehtësuar presionin në trurin e tij nga një hemorragji intrakraniale, tha Dunlop në fillim të kësaj jave.

(Kosova Sot Online)