Kupa e Kosovës, sot na presin sfida interesante

  • A.P /
  • 12 February 2025 - 11:51
Kupa e Kosovës, sot na presin sfida interesante

Kupa e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me pesë ndeshje të së tetës së finales.

Kjo fazë nisi dje me sfidën mes Drenicës e Trepçës, përmes së cilës Kuqezinjtë shkuan në çerekfinale falë fitores përmes penalltive.

E sot na presin pesë ndeshje interesante.

Pa dyshim, dueli kryesor i ditës do të jetë ai mes Prishtinës dhe Suharekës, e cila do të nisë prej orës 17:00.

Të dy ekipet e synojnë trofeun e Kupës për të dalë në Evropë përmes tij.

E paraprakisht, sot do të luhen katër ndeshje të tjera të kësaj faze duke filluar nga ora 13:00.

Një tjetër sfidë interesante do të jetë ajo mes dy ekipeve të tjera të Superligës, Drita dhe Dukagjini.

Tri duelet tjera të sotme do të jenë Vëllaznimi – Gjilani, Dinamo – Malisheva dhe Llapi – Vushtrria.

Kurse, nesër do të kompletohet çerekfinalja me ballafaqimet Ferizaj – Rilindja dhe Feronikeli ’74 – Prishtina e Re. 

(Kosova Sot Online)