Zbulohet orari i ndeshjeve të xhiros së 20 të Superligës

  • A.P /
  • 13 February 2025 - 13:02
Zbulohet orari i ndeshjeve të xhiros së 20 të Superligës

Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar sot orarin e ndeshjeve të xhiros së 20-të të Superligës.


Dy ndeshje do të luhen të shtunën, dy të dielën dhe një të martën tjetër.

Dueli kryesor i javës pa dyshim do të jetë ai mes Prishtinës dhe Dritës, i cili do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet të shtunën prej orës 17:00.

Ndërsa, ndeshjet tjera do të nisin prej orës 13:00.

Po të shtunën, Suhareka do ta kërkojë këndelljen nga humbja e thellë në Kupë prej Prishtinës, me një fitore eventuale ndaj Dukagjinit, i cili po ashtu u eliminua nga Kupa, por që ka shumë nevojë për pikë.

Të dielën na presin dy ndeshje të tjera.

Kampioni aktual, Ballkani do ta vizitojë Gjilanin, i cili po ashtu ka nevojë për pikë për t’i ikur pjesës së poshtme të tabelës.

Edhe therandasit i kanë bërë llogaritë e tyre dhe s’guxojnë të gabojnë nëse duan ta ndjekin hapin me titullin pasi aktualisht e shohin veten shtatë pikë prapa lideres, Drita.

Llapi është në kërkim të pikëve pas njërës prej serive më të zeza në histori të tij.

Llapjanët do ta vizitojnë Feronikelin 74, për të cilin, një humbje eventuale do të thoshte edhe dorëzim për të mbetur në ligë.

E të martën tjetër, Malisheva do t’i bëjë konak Ferizajt.

Vendësit shihen si favoritë, por ferizajasit do të mundohen të dalin të pamposhtur nga kjo sfidë. 


(Kosova Sot Online)