Caktohen gjyqtarët e xhiros së 20-të të Superligës

  • A.P /
  • 13 February 2025 - 15:50
Caktohen gjyqtarët e xhiros së 20-të të Superligës

Sot në Federatën e Futbollit të Kosovës është hedhur shorti i përcaktimit të referëve që do t’i drejtojnë ndeshjet e xhiros së 20-të.

Dy ndeshje do të luhen të shtunën, dy të dielën dhe një të martën.

Dueli kryesor i javës pa dyshim do të jetë ai mes Prishtinës dhe Dritës, i cili do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet të shtunën prej orës 17:00.

Ndërsa, ndeshjet tjera do të nisin prej orës 13:00.


(Kosova Sot Online)