
Duka: E mora aminin nga Rama për Evropianin 'Shqipëri – Serbi'

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka thotë se e ka marrë “aminin” nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për organizimin e përbashkët të Kampionatit Evropian U-21 në vitin 2027 me Serbinë.
Mes shumë kritikash, kreu i futbollit shqiptar tha për mediumin “MCN TV” se të parit të vendit i është dukur “fantastike” si ide.
“Edi Rama është kryeministër i vendit, por ai nuk e ka ditur fare kur ne e kemi marrë këtë iniciativën për Europianin.”
“Sigurisht që unë e kam pyetur, sepse për ta organizuar këtë kompeticion duhet edhe miratimi i Qeverisë. Kur e kam pyetur: ‘Ta vazhdojmë këtë bashkëpunim me Serbinë’, më ka thënë: ‘Fantastike’”.
“Serbët do të luajnë në Serbi, ne do të luajmë në Shqipëri dhe të gjithë do të jenë të kënaqur.”
(Kosova Sot Online)