Përcaktohen çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës

  • A.P /
  • 19 February 2025 - 13:53
Përcaktohen çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës

Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti i çerekfinales së Kupës së Kosovës në futboll.

Me këtë rast, u përcaktuan katër çiftet e kësaj faze, të cilat do t’i zhvillojnë ndeshjet më 26 shkurt.

Dueli kryesor i kësaj faze do të jetë ai mes Malishevës dhe Llapit.

Liderja e Ligës së Parë, Prishtina e Re do të përballet me lideren e Superligës, Drita.

Kurse, Vëllaznimi, i cili e befasoi Gjilanin në të tetën e finales, do të ketë punë me Prishtinën.

E çifti i katërt i çerekfinales është ai mes Drenicës dhe Ferizajt. 

(Kosova Sot Online)