Kurti e përgëzon boksieren Donjeta Sadiku për medaljen e artë

  • A.P /
  • 03 March 2025 - 11:15
Kurti e përgëzon boksieren Donjeta Sadiku për medaljen e artë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka përgëzuar boksieren Donjeta Sadiku për medaljen e artë të firuar në turneun ndërkombëtar të boksit, “Strandja 2025”.

Boksierja nga Gollaku u tregua mjaft e suksesshme në turneun e mbajtur në Sofje të Bullgarisë, ndërsa të artën e fitoi falë fitores ndaj kundërshtares kazake me rezultat të thellë, 5:0.Boksieria më e mirë që e ka Kosova ka marrë përgëzime për paraqitjet, ndërsa njëra prej tyre i erdhi pikërisht nga Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale, të cilit ia ka përcjell edhe videon e fitores së Donjeta Sadikut. 

(Kosova Sot Online)