Interi kalon tutje në Ligën e Kampionëve

  • A.P /
  • 12 March 2025 - 08:16
Interi kalon tutje në Ligën e Kampionëve

Interi është skuadra e radhës që ka siguruar kalimin tutje në Ligën e Kampionëve.

“Neroazzurët” fituan edhe sonte ndaj Feyenoordit, me shifrat prej 2-1, me rezultatin e përgjithshëm prej 4-1 pas dy ndeshjeve.

Thuram shënoi në minutën e tetë të ndeshjes, derisa moder barazonte rezultatin në “Giuseppe Meazza”.

Hakan Calhanoglu ia dha fitoren Interit, me golin e tij të shënuar nga pika e bardhë në minutën e 51-të.

Interi në çerekfinale do të luajë me Bayern Munichun.

(Kosova Sot Online)