Chelsea është kualifikuar në çerekfinale

  • A.P /
  • 14 March 2025 - 07:54
Chelsea është kualifikuar në çerekfinale

Chelsea është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Konferencës.

“Blues” e mposhtën sonte FC Copenhagen me rezultat 1:0 në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales.

Golin e fitores për “Të Kaltrit” e shënoi Dewsbury-Hall në pjesën e dytë për ta kompletuar fitoren me rezultat të përgjithshëm 3:1, ndërsa lojën e parë londinezët e kishin fituar 2:1 në udhëtim.

Tutje në këtë garë kaluan edhe Jagiellonia Bialystok, Djurgaarden, Lugano, Rapid Wien, Fiorentina dhe Real Bertis dhe Legia Warszawa. 

(Kosova Sot Online)