Sokoli reagon pas largimit të lojtarëve nga Kosova për të shkuar tek Shqipëria

  • A.P /
  • 18 March 2025 - 10:47
Sokoli reagon pas largimit të lojtarëve nga Kosova për të shkuar tek Shqipëria

Largimi i futbollistëve nga grupmoshat e ndryshme të Kombëtares së Kosovës, kryesisht duke iu bashkuar Kombëtares shqiptare, ka qenë temë debati në ditët e fundit, me disa që e arsyetojnë këtë veprim të lojtarëve e të tjerë që shkojnë deri në ekstremin duke i quajtur ata “tradhtarë”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

E trajneri, Bylbyl Sokoli është munduar t’i qetësojë gjakrat duke e bërë sot një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit bëri thirrje që të mos bëhen ndasi, të cilat, sipas tij, mund të na kushtojnë si komb.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e Profës, njëherësh deputet në ardhje në Parlamentin e Republikës së Kosovës, në profilin e tij në rrjetin social, Facebook. 

(Kosova Sot Online)