
Messi i mërzitur, këto janë fjalët e tij

Lionel Messi ndihet mjaft i mërzitur.
Ylli argjentinas nuk do të mundë ta ndihmojë Kombëtaren e Argjentinës në ndeshjet e rëndësishme ndaj Uruguait dhe Brazilit, në kualifikimet e Kupës së Botës 2026.
Tetë herë fituesi i Topit të Artë e ka zyrtarizuar sot mungesën e tij në këto dy ndeshje të mëdha, ndërsa iu uron suksese shokëve të Kombëtares, për të cilët do të bëjë tifo nga larg.
Ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Paris Saint-Germainit u lëndua së fundmi dhe për këtë nuk do të jetë në dispozicion të selektorit Lionel Scaloni për duelet e marsit.
“Ndihem keq dhe i mërzitur që do t’i humbë këto ndeshje të rëndësishme me Argjentinën kundër Uruguait e Brazilit.”
“Unë vërtet doja të luaja për ekipin kombëtar, por një lëndim i vogël më detyron të pushoj paksa, kështu që nuk do të mundë të jem aty.”
“Do të bëjë tifo prej këtu, njëjtë si çdo tifoz tjetër. Shkojmë përpara, Argjentinë!”
(Kosova Sot Online)