
Real Madridi ka zbuluar planin se si ta mposhtë Barcelonën

Lojtarët e Real Madridit duket se kanë gjetur mënyrën se si të triumfojnë ndaj Barcelonës kur të takohen në finale të Kupës së Mbretit më vonë gjatë këtij muaji.
Barcelona u kualifikua në finale të Kupës së Mbretit pasi e mposhti Atletico Madridin me rezultat të përgjitshëm 5-4 pas dy ndeshjeve.
Kjo fitore bëri që të kemi ‘El Clasicon’ e parë në një finale që nga viti 2014. Tani, sipas një raportimi nga El Chiringuito, liderët e Real Madridit besojnë se ata kanë gjetur një mënyrë se si t’i mposhtin blaugranasit.
‘Los Blancos’ beson se në rast ata arrijnë të konkurrojnë për 60 minutat e para të ndeshjes, duke qëndruar me rezultat të barabartë ose duke fituar, do të sigurojnë trofeun.
Grupi i liderëve të Real Madridit beson se Barcelona vuan në aspektin fizik në fazat e fundit të ndeshjes.
Në këtë mënyrë, Madridi ka besim se ata janë superior ndaj rivalit të tyre në aspektin fizik dhe kjo mund t’i jap atyre një dorë ndihme në këtë ndeshje.
Kujtojmë se në dy përballjet e para të këtij sezoni mes dy skuadrave, Barcelona i ka fituar të dyja me rezultat 4-0 dhe 5-2 respektivisht.
Të dy ekipet do të rikthehen në aksion gjatë vikendit, me Real Madridin që do të jetë nikoqir i Valencias, ndërsa Barcelona e Real Betisit.
(Kosova Sot Online)