Caktohen gjyqtarët e ndeshjeve të mesjavës në Superligë

  • A.P /
  • 14 April 2025 - 15:15
Caktohen gjyqtarët e ndeshjeve të mesjavës në Superligë

Federata e Futbollit të Kosovës përmes shortit të zakonshëm i ka caktuar gjyqtarët e ndeshjeve të mesjavës në Superligën e futbollit.

Duelin kryesor të xhiros së 29-të mes Dritës e Prishtinës, e cila do të luhet të enjten, do ta drejtojë gjyqtari Alban Shala.

Kurse, në përballjen mes Ballkanit e Gjilanit kryesor do të jetë Mervan Bejtullahu.

(Kosova Sot Online)