Barcelonës i shkon një ofertë prej 200 milionë eurosh për yllin e skuadrës

  • A.P /
  • 19 April 2025 - 10:30
Barcelonës i shkon një ofertë prej 200 milionë eurosh për yllin e skuadrës

Manchester City është tërhequr nga një prej objektivave kryesorë për afatin e ardhshëm të transferimeve: Florian Wirtz.

Afërsia gjithnjë në rritje e talentit gjerman me Bayern Munich ka bërë që klubi anglez të ndryshojë kurs, duke vendosur të synojë më lart.

Sipas burimeve pranë klubit, “qytetarët” janë të vendosur të bëjnë një lëvizje tronditëse duke ofruar 200 milionë euro për Pedrin, mesfushorin e FC Barcelonës, raporton “Fichajes”.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola e sheh përfaqësuesin spanjoll si një mundësi unike për të ngritur cilësinë e mesfushës së tyre.

Admirimi i Guardiolës për lojën pozicionale dhe talentin teknik të lojtarëve si Pedri është i njohur, duke besuar se lojtari nga Kanaria do të përshtatej në mënyrë të përkryer me strukturën e tyre.

Me pamundësinë për të siguruar Wirtz, City tani po orienton vëmendjen drejt një profili lojtari që kombinon rininë, cilësinë dhe përvojën në nivelin më të lartë.

Në moshën 21-vjeçare, Pedri është bërë një element i pazëvendësueshëm për Barcelonën.

Leximi i lojës, kontrolli i kohës dhe pjekuria e tij kanë qenë thelbësore për të mbështetur skuadrën në momentet kritike.

Bordi drejtues i Barcelonës e konsideron atë një figurë të paprekshme, si për ndikimin aktual ashtu edhe për rëndësinë e tij në projektin e së ardhmes së klubit.

Megjithëse nga “Etihad” janw gati të bëjë një nga ofertat më ambicioze të viteve të fundit, marrëveshja duket e vështirë.

Për më tepër, përfaqësuesit e lojtarit nuk kanë treguar asnjë synim për të lënë Barcelonën. Megjithatë, interesi i Manchester Cityt konfirmon se Pedri është bërë një nga lojtarët më të kërkuar në Europë, me emrin e tij që pritet të përmendet gjerësisht sapo të hapet merkatoja.

(Kosova Sot Online)