
Tevez po planifikon t’i bëjë bashkë në një ekip Messin e Ronaldon

Carlos Tevez po planifikon ta organizojë ndeshjen e lamtumirës në stadiumin “La Bombonera” dhe dëshiron që ish-bashkëlojtarët e tij, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo të luajnë në të njëjtin ekip për herë të parë ndonjëherë.
Po, unë definitivisht do ta organizoj ndeshjen e lamtumirës. Vetëm duhet ta gjejmë kohën e duhur. Dua t’i vendos Messin e Ronaldon së bashku në ekip”, theksoi ish-sulmuesi argjentinas për dy prej futbollistëve më të mirë dhe më të suksesshëm në histori të futbollit.
Kjo do të ishte diçka historike, një ëndërr e secilit prej nesh!
(Kosova Sot Online)