Pesë gola më pak se Ronaldo, Benzemas s’ia ndien

  • A.P /
  • 24 April 2025 - 10:20
Pesë gola më pak se Ronaldo, Benzemas s’ia ndien

Pas fitores së Al Ittihad ndaj Al-Ettifaq me rezultat 3:2, renditja e sheh ekipin e Karim Benzemas të parin në renditje me 6 pikë më shumë se Al Hilal dhe 8 më shumë se Al Nassr.

Pas suksesit të mbrëmshëm, mediat saudite e kanë pyetur sulmuesin francez nëse synon ta fitojë titullin e golashënuesit më të mirë të Pro Saudi League.

Aktualisht, ish-futbollisti i Olympique Lyonit dhe Real Madridit i ka 18 gola në ligë, pesë më pak se ish-shoku i tij i skuadrës në Madrid, Cristiano Ronaldo, i cili është i pari me 23 sosh.

“As nuk dua t’ia di. Ajo që çon peshë janë trofetë”, deklaroi fituesi i Topit të Artë. 

 

(Kosova Sot Online)