Akil Gjakova kalon në rrethin e tretë në Evropianin e xhudos

  • A.P /
  • 24 April 2025 - 12:15
Akil Gjakova kalon në rrethin e tretë në Evropianin e xhudos

Akil Gjakova ka kaluar në rrethin e tretë në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Garuesi kosovar e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti francezin Maxime Gobert, i cili pësoi lëndim në gju dhe u tërhoq nga meçi pasi s’mundi të vazhdonte më.

Në rrethin e tretë, Akili do të ketë punë me moldavin Victor Sterpu, përmes së cilit synon ta sigurojë kualifikimin në çerekfinale.

Gjakova synon të fitojë medalje në Evropianin e xhudos. 

(Kosova Sot Online)