Rudiger operohet në gju, përfundon sezoni për të

  • A.P /
  • 29 April 2025 - 15:30
Rudiger operohet në gju, përfundon sezoni për të

Përfundon para kohe sezoni për Antonio Rudiger.

Mbrojtësi i Real Madridit vuan nga dhimbjet në të dy gjunjët dhe në ditën e sotme është operuar për shkak të një këputjeje të pjesshme të meniskut të jashtëm të këmbës së majtë

Intervenimin e ka kryer doktor Manuel Leyes nën super-vëzhgimin e shërbimit mjekësor të “Merengues”.

Qendërmbrojtësi gjerman kështu dalëngadalë do ta nisë fazën e rikuperimit për sezonin e ardhshëm, ndërsa ai aktual ka marrë fund para kohe.

Ndërkohë, përfaqësuesi gjerman po e pret vendimin pas kartonit të kuq që e mori në finale të Copa del Rey ndaj Barcelonës, kur shfaqi agresivitet dhe e gjuajti nga larg gjyqtarin kryesor me një objekt.

(Kosova Sot Online)