Shkëndija shpallet kampione në Maqedoninë e Veriut

  • A.P /
  • 08 May 2025 - 10:26
Shkëndija shpallet kampione në Maqedoninë e Veriut

Shkëndija e Tetovës është kampione e re e Maqedonisë së Veriut.

Skuadra nga Tetova e fitoi kështu titullin e pestë të kampionit në historinë e saj.

Ekipi shqiptar e mposhti Rabotniçkin me rezultat 2:1 për ta krijuar një distancë të mjaftueshme ndaj ndjekësve, dy xhiro pa përfunduar sezoni.

Për herë të fundit, Shkëndija ishte shpallur kampione e Maqedonisë së Veriut në vitin 2021.

(Kosova Sot Online)