Mbappe dha gjithçka nga vetja duke shënuar një het-trik

  • A.P /
  • 14 May 2025 - 10:01
Mbappe dha gjithçka nga vetja duke shënuar një het-trik

Kylian Mbappe dha gjithçka nga vetja të dielën, duke shënuar një het-trik në El Clasicon e së dielës.

Megjithatë, kjo nuk ishte e mjaftueshme pasi Barcelona fitoi ndeshjen 4–3 në Montjuic.

Francezi ishte aq i shkatërruar pas fishkëllimës së fundit saqë as nuk donte ta merrte topin e ndeshjes në shtëpi.

Në fakt, stafit iu desh ta ndiqte për ta dorëzuar atë përpara se të zhdukej në tunel, përcjell Ina.

Standardet e tij janë aq të larta, sa arritjet e tij personale nuk kanë rëndësi nëse ekipi nuk fiton. Ky është mentaliteti.

(Kosova Sot Online)