Salah nominuar për çmimin 'Lojtari i Vitit' në Premierligë

  • A.P /
  • 15 May 2025 - 14:05
Salah nominuar për çmimin 'Lojtari i Vitit' në Premierligë

Tre futbollistë të Liverpoolit, kampion i freskët i Anglisë, dy nga revolucioni Nottingham Forest, një nga Newcastle United, një nga Brentford dhe një nga Arsenali.

Janë këta tetë lojtarët magjikë që do të garojnë për çmimin “Lojtari i Vitit” në Premierligë për sezonin 2024/25/

Prej tyre, tre janë “outsider”.

Emrat e të nominuarve janë: Ryan Gravenberch, Mohamed Salah e Virgil van Dijk nga Liverpooli, Morgan Gibbs-White e Chris Wood të Nottinghamit, Alexander Isak i Newcastlet, Bryan Mbeumo i Brentfordit e Declan Rice i Arsenalit.

Ka kohë deri më 19 maj për të votuar për më të mirin.

Në javën e ardhshme do të zbulohet emri i fituesit, njoftojnë mediat angleze. 

(Kosova Sot Online)