
Lexoni edhe:
Egli pozon me këmbë përpjetë
FC Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me sulmuesin brazilian Raphael Dias “Raphinha”, i cili do të qëndrojë në “Camp Nou” deri më 30 qershor 2028. Lajmi u bë i ditur këtë të enjte përmes një komunikate zyrtare nga klubi katalanas.
Raphinha nënshkroi kontratën e re në ambientet e klubit në prani të presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, nënkryetarit të parë Rafa Yuste dhe drejtorit sportiv Deco, ndër të tjerë.
Egli pozon me këmbë përpjetëLexoni edhe:
Ky rinovim është një shenjë besimi dhe vlerësimi për kontributin e brazilianit, i cili është shndërruar në një element të rëndësishëm në projektin sportiv të Barcelonës. Me një stil loje shpërthyes dhe teknikë të lartë, Raphinha ka fituar zemrat e tifozëve dhe vlerësimin e trajnerëve.
Klubi ka vendosur të vazhdojë me të në një periudhë të rëndësishme ndërtimi dhe rikthimi në majat e futbollit evropian, ndërsa vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të vazhduar të shkëlqejë me fanellën blaugrana.
(Kosova Sot Online)