Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FSHF, tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie

  • A.P /
  • 07 June 2025 - 13:31
Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FSHF, tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie

Tifozët kuqezi janë në pritje të një sfide të zjarrtë këtë të premte, më 7 qershor, ku Shqipëria do të përballet me Serbinë në kuadër të eliminatoreve të Kupës së Botës 2026.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Air Albania”, me fillim në orën 20:45, dhe është e vlefshme për Grupin K.

Përballja pritet të zhvillohet në një atmosferë elektrizuese, me stadiumin që pritet të jetë i tejmbushur me tifozë. Interesi për këtë sfidë është i jashtëzakonshëm, për shkak të rëndësisë së saj sportive dhe emocioneve që ngjall në publik.

Në prag të ndeshjes, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë thirrje për respektimin e rregullave të sigurisë, duke kujtuar tifozët për procedurat e hyrjes në stadium dhe listën e sendeve të ndaluara.

FSHF apelon për një mbështetje të zjarrtë, por korrekte, në mënyrë që ndeshja të kalojë pa incidente dhe të jetë një festë e vërtetë sportive.

(Kosova Sot Online)