Talenti argjentinas mund të luajë me Real Madridin

  • A.P /
  • 07 June 2025 - 14:46
Talenti argjentinas mund të luajë me Real Madridin

E ardhmja e Franco Mastantuono-s po ndryshon me ritme të shpejta. Mesfushori 17-vjeçar i River Plate, i cili pritej t’i bashkohej Real Madridit në janar 2026 ose në gushtin e këtij viti, mund të veshë fanellën e bardhë që këtë verë, në Botërorin e Klubeve që zhvillohet në SHBA.

Pavarësisht se ende nuk ka mbushur 18 vjeç, drejtuesit e klubit madrilen kanë gjetur një rrugë zyrtare që i mundëson lojtarit kalimin në një tjetër konfederatë, bazuar në raste të ngjashme të mëparshme me lojtarë argjentinas që zotëronin pasaporta evropiane. Me këtë precedent, FIFA mund të lejojë regjistrimin e Mastantuono-s për turneun e rëndësishëm të verës.

Operacioni për transferimin e tij pritet të mbyllet javën e ardhshme, me një çmim prej 45 milionë eurosh të ndarë në tri këste. Përpara finalizimit, lojtari duhet të kalojë testet mjekësore. Ai është aktualisht i grumbulluar me kombëtaren e Argjentinës, me të cilën debutoi pak ditë më parë kundër Kilit.

Në Valdebebas besojnë se përfshirja e tij në këtë turne do të ndihmojë në përshtatjen e shpejtë me ambientin dhe stilin e Realit, ku ka firmosur për gjashtë sezone. Lëvizja e shpejtë e klubit, me Juni Calafatin që udhëtoi në Buenos Aires-it, bëri që Reali të fitojë garën për talentin, duke mposhtur interesimin e PSG-së.


(Kosova Sot Online)