Serbët nisën ankesat, Lukic thotë se u godit në kokë gjatë një këndoreje

  • A.P /
  • 07 June 2025 - 21:09
Serbët nisën ankesat, Lukic thotë se u godit në kokë gjatë një këndoreje

Shqipëria po përballet me Serbinë në “Air Albania” në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2026. 

Gjatë minutës së 10-të, pati një ndërprerje të vogël, gjatë një këndoreje të Serbisë.

Mesfushori serb, Sasa Lukic ankohej se ishte goditur në kokë.

Kjo çoi që gjyqtari i ndeshjes italiani Massa t’i kërkojë Berat Gjimshitit të këshillojë tifozët shqiptarë në tribuna.

Rezultati momental i ndeshjes është 0-0, pas më shumë se 15 minutave lojë në “Air Albania”.

(Kosova Sot Online)